Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Monday 9 May 2016

“Trirema Joniane” rikthen traditën e stërlashtë të nderimit të poetëve

“Trirema Joniane” rikthen traditën e stërlashtë të nderimit të poetëve  

·         Klubi i Krijuesve Jonianë të Sarandës mendon që të  rikthejë në aktivitetet e tij vjetore të Manifestimit Poetik “Trirema Joniane” traditën e stërlashtë të nderimit të poetëve  me “Kurorën me gjethe ulliri” të artë.

·         Me kurorë të tillë janë nderuar strategë lufte, prijësa, poetë e dramaturgë të antikitetit



….banorët e Athinës  më në fund vendosën që të ndërtonin qytetin e tyre me mure të fortë rrethuese, për tu mbrojtur nga armiqtë, si dhe Akropolin, si vendbanim a vendqëndrim i perëndive. Duke qënë se ishte një punë kolosale, e papërballueshmë për forcat dhe aftësitë e tyre, ata kërkuan  ndihmën e perëndive, duke shpallur se qytetit do ti vinin emrin e asaj perëndie që do tu bënte dhuratën më të çmuar. Dhe u sulën perënditë tu bënin dhurata banorëve…
Poseidoni u vërviti nja dy tri dallgë që e lagu tërë tokën e desh bëri hatanë. I penduar  e goditi përsëri me sfurkun e tij tridhëmbësh dhe nxori një burim uji pranë Akropolit, që të pinin njerëzit dhe perënditë. Por njerëzit rinin me sytë nga deti, andej nga ju erdhi ajo gjëmë dallgësh dhe emrin e Poseidonin e pëshpërisnin me frikë.
Athinaja, perëndesha e luftës, e urtësisë,artit, shkëncës e zejtarisë u çoi banorëve një fidan ulliri, marë nga fidanishtet qiellore. U mësoi njerëzve si ta mbillnin e ritnin këtë pemë , e cila kishte vetinë e jetëgjaatësissë shekullore, si të nxirnin vajin nga kokrat e kësaj peme, e cila kishte vetinë shëruese për mbi 60 sëmundje etj etj.
Njerëzit të mrekulluar nga kjo dhuratë vendosën që qytetin e tyre ta quanin me emrin e kësaj perëndeshe, Athinë.
Shumë perëndi dhe gjysëm perëndi vrapuan të përfitonin nga kjo pemë e perëndishme. Herkuli bëri një topuz me degë ulliri, Odise shkopin me të cilin verboi ciklopin , e bëri me degë ulliri, ndërkohëb që në Itakë krevatin e tij bashkëshortor e kishte bërë në trungun e prerë të një ulliri stërshekullor dhe së fundi vetë Homeri, vajin e ullirit e quante “ar i lëngshëm”.
Perëndesha Athina ishte vërtet një perëndeshë e luftës, por ajo në asnjë rast nuk është paraqitur me tipare luftarake (përjashto një veshje ceremonial, gdhendur në mermer). Ajo më shumë kontribonte për paqen dhe përparimin, ndaj dhe  ithtarët e saj ishin të shumtë.
Në respekt të kësaj perëndeshë u vendos që fituesve të lojrave olimpike, strategëve  fitimtarë, poetëve dhe dramaturgëve tu jipej kurora me gjethe ulliri. Jipej vetëm kjo kurorë, pa shpërblim financiar, vetëm se fituesve u ngrihej një shtatore mermeri në Athinë ose në vendlindje të tyre. Në momentin e vendosjes së kurorës mbi kryet e fituesit, gjithë populli, strategët e prijësat çoheshin në këmbë, në shënjë nderimi.
Fillimisht kjo kurore ishte thjeshtë një kurorrë me degë e gjethe të njoma, këputur nga një ulli i stërlashtë që konsiderohej i shënjtë. Por duke qënë se kjo kurorë , me kalimin e kohës prishej, duke patur parasysh se lavdia e përftuesit konsiderohej e pavdekëshme, u vendos që kurora të ishte prej ari.
Me kurorë të tillë janë nderuar strategë lufte, prijësa, poetë e dramaturgë të antikitetit.
Ky gjest nderimi e respekti u përhap menjëherë në gjithë botën. Në Romë, Qezari e mbante në kokë  kurorën me degë ulliri edhe në ditët e zakonëshme. Dantja dhe Virgjili, më von, e quajtën  fitoren e kësaj kurore triumfin e tyre më të madh në këtë jetë.
Edhe në Kaoni njihen raste të dhënies së kurorës së artë me degë ulliri...
Në  një varr monumental të periudhës shek III plk në qytezën e Borshit të sotëm mbi mozzaikun e rastit janë gjetur edhe dy gjethe ulliri të arta , në një qytezë pranë Konispolit të sotëm është gjetur një kurorë me gjethe ulliri e artë (Arkeologu H.Shabani) po ashtu dhe në vendbanimin e quajtur Vumlo, pranë Pilurit, është gjetur në një varr monumental antit të kohës para romake një kurorë me gjethe ulliri të arta.
Në kohën tonë, ushtarakët e lartë (E.H), në grand uniformën e tyre, te mbistreha e kapeles, kanë venddosur  si ornament degën e ullirit, si simbol botëror i lavdisë. Pom kështu, gushoret e grand uniformës janë stolisur po me gjethe ulliri, duke evidentuar në këtë mënyrë superioritetin e tyre hierakik.
Duhet të specifikojmë faktin e evolimit të simbolit të degëve të ullirit, nga simboli i jetë -gjatësisë dhe shpresës (Në Dhiatën e Vjetër një pëllumb kthehet me një degë ulliri në arkë, në mënyrë që të shpallë fundin e përmbytjes dhe të sjellë shpresë për njerëzit), tek simboli i paqes e pajtimit, pastaj tek simboli i fitores e tek simboli i forcës e besnikërisë, për të mbritur te ulliri  si simbol lavdie.

Nën këtë panoramë, Klubi i Krijuesve Jonianë të Sarandës mendon që të  rikthejë në aktivitetet e tij vjetore të Manifestimit Poetik “Trirema Joniane” traditën e stërlashtë të nderimit të poetëve  me “Kurorën me gjethe ulliri” të artë, modelimin e të cilës po e paraqesim bashkë me këtë shkrim.

No comments:

Post a Comment